Bajqinovci thotë se në të kaluarën Lista Serbe na ka përcaktu edhe udhëheqësinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë se Kosovës!

1 minute, 32 seconds Read

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se tashmë dihet se qeveritë e kaluara janë formuar me votat e Listës Serbe.

Përmes një postimi në Facebook, Bajqinovci ka thënë se integrimi i serbëve në institucionet e sigurisë në veri, ishte integrim i ish-pjesëtarëve të MUP-it që vazhdimisht i janë përgjigjur Beogradit.

“Që janë formuar qeveri të Kosovës me votat e Listës Serbe, kjo tashmë dihej sepse bëhej publikisht. Që integrimi i serbëve në institucionet e sigurisë në veri, ishte integrim i ish-pjesëtarëve të MUP-it që vazhdimisht i janë përgjigjur Beogradit, e vërtetuam me rastin e ish-drejtorit rajonal të Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriq dhe ish-shefit të Operativës Rajonale në atë komunë, Aleksander Filipoviq”, ka thënë ai.

Tutje deputeti i VV-së ka thënë se në të kaluararën Lista Serbe ka përcaktuar edhe udhëheqësinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Kosovë.

“Por, përpos Qeverive dhe udhëheqësit e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, në të kaluarën Lista Serbe na paska përcaktuar dhe udhëheqësinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Kosovë. Policisë së Kosovës. Institucionit më të besuar në vend. Raportimi i KTV-së është dëshmia e radhës se integrimi i veriut me qeveritë e kaluara ka qenë vetëm integrim i krimit ndëretnik në institucionet e vendit”, ka shkruar ai në Facebook.

Bajqinovci është shprehur se me Qeverinë Kurti, Lisa Serbe vetëm kryetarin e saj mund ta zgjedhë.

“Ky është zhvillim i jashtëzakonshëm. Kjo kërkon përgjegjësi nga strukturat politike dhe ajo e Policisë gjatë viteve 2014-2018. Se me Qeverinë Kurti, Lisa Serbe vetëm kryetarin e saj mund ta zgjedhë”, ka përfunduar ai.

Publikime te ngjashme