Bajqinovci i ashpër me opozitën: “Populli iu njeh dhe po iu sheh, keni ndryshuar vetëm frizuat, e jo parimet”

1 minute, 48 seconds Read

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka kritikuar sërish opozitën përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

Sipas Bajqinovcit, opozita “përvec frizurave, në asnjë vlerë, parim a mjet politik ata nuk kanë ndryshuar”.

Ai tutje ka listuar disa ligje që ka miratur qeveria aktuale, ndërsa në fund ka mbyllur statusin me një kunj për opozitën: “Populli, u njeh dhe po u sheh!”

Statusti i plotë:

E keni parë se si grupi i stërvjetruar politik opozitar gjithë kohës provon që kauzat e LVV’së t’i paraqes si zhurmë, popullizëm etj. Madje, rreken të thirren në reforma por përveç frizurave, në asnjë vlerë, parim a mjet politik ata nuk kanë ndryshuar sepse gjithë aktiviteti i tyre politik, është në shërbim të ruajtjes së pasurisë së keqpërdorur në vitet e pushtetit të tyre korruptiv.

Ligji për Këshillin Prokurorial;

Ligjin për përcaktimin e çmimeve tavan (për të mbrojtur qytetarët nga rritja abuzive e çmimeve);

Ligjin për Zyrtarët Publik (synonte çlirimin e energjive të rrënjosura në ndryshkun e zyrave të administratës, jo duke synuar largimin e ndokujt pa shkak, por duke u bërë me dije se vendi i punës duhet të mbahet me angazhim ose zgjidhja alternative është që një i ri/e re tjetër do të vijë të bëjë punën e atij që është përgjumur);

Ligjin për Themelin e Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë që nuk i dihet prejardhja (pasurisë së vjedhur), që të gjitha janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese sepse frika është e madhe. Sepse dita e llogaaridhënies po afrohet cdo ditë e më shumë. Sepse ata e dinë që Qeveria Kurti nuk do të bëjë kompromis me ata që futën duartë në hambarët e pasurisë së popullit.

Ata treguan qartë sot se plaçkitja dhe vjedhja që i është bërë popullit, ende është opsion i tyre real dhe përbërsin kryesor që i vë në lëvizje fijet e tyre të politikë – (korrupsion) bërjes.
Populli, u njeh dhe po u sheh!

Publikime te ngjashme