Xhuli Nura shijon diellin në Big Brother VIP Kosova, thekson linjat trupore në bikini

0 minutes, 47 seconds Read

Modelja nga Drenica, Xhuli Nura, është njëra nga banoret më të komentuara në Big Brother VIP Kosova.

Ajo është bërë pjesë e shtëpisë që nga fillimi, ndërkohë që deri më tani ka krijuar situata të ndryshme në shtëpinë e famshme.

E njëjta shpesh është përfshirë në debate me të tjerët, e madje në shumë raste është akuzuar për lojën e pisët.

Foto: Screenshot/YouTube

Bukuroshja së fundmi bëri paqe me reperin Stresi, të cilin e kishte rival që nga nisja e këtij spektakli.

Ata kanë qenë së fundmi duke biseduar me njëri-tjetrin në oborr, gjersa Xhuli mori vëmendje me paraqitjen në bikini.

Foto: Screenshot/YouTube

Nura duket se po shijon diellin dhe për këtë kohë ka zgjedhur të shfaqet me bikini.

Ajo shpesh është përfolur edhe për linjat trupore duke qenë se bën vazhdimisht palestër./Telegrafi

Publikime te ngjashme