Babai i Triumf Rizës thotë se s’kishte pasur qejf që djali i tij të lidhet me Adelina Ismailin

1 minute, 4 seconds Read

Shefqet Riza babai i policit Triumf Riza, i cili u vra në vitin 2007, ka folur edhe për lidhjen e djalit të tij me këngëtaren Adelina Ismaili.

Riza tha se nuk beson që këngëtarja ka qenë shkaku i përplasjes mes Triumf Rizës dhe Enver Sekiraqës.

Ai tregoi se personalisht nuk i ka pëlqyer lidhja e Triumfit me këngëtaren Adelina Ismaili.

“Unë besoj që nuk ka qenë shkaku i përplasjes. Triumfi e ka pasur shoqe të shkollës, edhe ajo i është ofruar Triumfit, se çfarë derti ka me Sekiraqën. Triumfi i ka thënë paraqitë rastin në polici edhe tjetër s’ka. Lidhje i ka pas Triumfi me të, s’i kam përzi askujt në çështje të dashurisë, pa marrë parasysh a kam pas qejf unë jo. Të them të vërtetën qejf kurrë s’kam pas, sepse me këto këngëtaret e estradës gjitha të zezat bëhen, hiç qejf s’kam pas”, tha ai, në Debat Plus të RTV Dukagjini.

Triumf Riza u vra në vitin 2007. Për vrasje u dënua me 35 vjet burgim Arben Berisha, derisa për involvim në këtë vrasje rasti i Enver Sekiraqës është kthyer në rigjykim./Dukagjini

Publikime te ngjashme