Avokati Kehoe tregon se Thaçi nuk e kontrollonte UÇK-në, s’kishte mundësi të parandalonte apo ndëshkonte krimet

0 minutes, 37 seconds Read

Sot, në ditën e dytë të gjyqit, mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka nisur deklaratat hyrëse për rastin e ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Avokati Gregory Kehoe, sërish ka mbështetur pretendimin e tij se Thaçi nuk kishte pushtet që të parandalohet apo ndëshkonte krimet e mundshme gjatë luftës.

Ai tha se Thaçi, dhe Azem Syla, që atëbotë ishte komandant i përgjithshëm i UÇK-së ishin në Rambuje, kur Syla u shkarkua dhe u zëvendësua me Sylejman Selimin.

“Hashim Thaçi nuk kishte mundësinë të parandalonte apo të ndëshkonte krimet që ndodhnin nëpër zona. Pushteti real u takonte komandantëve të zonave”, tha ai.

/GazetaSinjali

Publikime te ngjashme