Një ditë më parë, gazetari serb, Radomir Dimiq i është drejtuar me një letër Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të kthehet në Kosovë.
Ai sonte ka ardhur në Kosovë, përmes pikës kufitare në Merdar. Dimiq pas arritjes në Kosovë, tha për RTK se gjatë rrugës për Kosovë nuk ka pasur asnjë problem, apo shqetësim. “Po kthehem me optimizëm në Kosovë, pasi që po kthehemi në vendin tim. Do të punoj për të mirën e përgjithshme, për ekzistencën e të gjitha etnive”, tha ai.
Gazetari serb, Radomir Dimiq ka ftuar serbët e Kosovës të kyçen në institucione dhe të punojnë për të mirën e përgjithshme.