Arrestohet shefi i personelit në Komunën e Prishtinës

1 minute, 3 seconds Read

Shefi i personelit të Komunës së Prishtinës, Fadil Aliu- Hertica, i cili po ashtu ka qenë objekt i hetimeve nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka rënë sot në prangat e Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se sipas informacioneve të para Heretica është arrestuar për disa kontrata mbi vepër që lidhen me punësimin e 10 personave në Qendrën për Punë Sociale.

Për këtë rast, Prokuroria sot ka lëshuar urdhër për ndalimin edhe të ish-drejtorit të QPS-së, Vehbi Mujkut dhe Valbona Makiqin, shefe e Njësisë së Shërbimeve Sociale në katë qendër.

Prokuroria sot ka njoftuar se ata dyshohet se kanë punësuar rreth 10 persona në mënyrë të kundërligjshme dhe se njërin nga këta persona e kanë punësuar si menaxhere për trajtimin e një rasti të dhunës seksuale.

Të njëjtat burime thonë se bëhet fjalë për rastin e 11-vjeçares, për të cilin ishte caktuar një grua si menaxhere, që sipas Prokurorisë nuk i kishte plotësuar kushtet ligjore për të trajtuar një rast të tillë dhe të ndjeshëm./sinjali.net

Publikime te ngjashme