Arrestohet njëri nga organizatorët e sulmeve ndaj KFOR-it në veri

0 minutes, 35 seconds Read

Policia e Kosovës ka arrestuar njërin nga organizatorët e sulmeve ndaj KFOR-it dhe policisë në Zveçan. Bëhet fjalë për Milun Milenkoviq- “Llune”.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla ka thënë se Milenkoviqi i njohur me nofkën “Llune” është njëri nga udhëheqësit e formacionit kriminal

“Siç edhe e kam theksuar në vazhdimësi, koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cenuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë”, ka thënë Sveçla.

Publikime te ngjashme