Arrestohen dy persona të dyshuar për vrasjen e 41-vjeçarit në Fushë Kosovë

1 minute, 2 seconds Read

Dy persona janë arrestuar në orët e para të së hënës, si të dyshuar për vrasjen që ndodhi në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë.

Policia njofton se të dyshuarit janë A.M dhe L.B – të dy 26-vjeçar.

Të njëjtit dyshohet se kanë therur me thikë një 41-vjeçar, i cili pas është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë.

“Sot (13.02.2023) rreth orës 01:30, nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale vrasje, që ka ndodhë me datën 12.02.2023, në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë”.

“Puna operative e hetimore që kanë ndërmarrë hetuesit, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar: A.M, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe L.B, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

Po ashtu, është sekuestruar thika e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Pas intervistimit, personat e arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh./Telegrafi

Publikime te ngjashme