Armend Zemaj mundohët të tallët me VV-në: “A ju nxunen a…”

0 minutes, 34 seconds Read

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka reaguar për përgjimin e një bisede të Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusarit dhe nënkryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiq.

Zemaj ka pyetur pushtetin “a iu zunën a”. ” Se për me fol keni fol gjithë!”, ka shkruar tutje.

Kusari -Lila në një prononcim për Ekonomia Online ka mohuar se ka pasur kontakt me dikë tjetër nga kjo Listë, përveç me Igor Simiq, që ka qenë shef i Grupit Parlamentar të Listës Serbe dhe Slavko Simiqin. Ajo thotë se me këta zyrtarë ka folur për punën në Kuvend, specifikisht për tri projektligje.

Publikime te ngjashme