Sipas Andonit ky është një autogol që Serbia ka bërë pasi nuk ka bërë projekte për zhvillimin e komunitetit serb në Kosovë dhe ata kanë qenë gjithmonë duke mbijetuar.
“E vetmja rrugë që do ngelet e për serbët e veriut është largimi.
Është trend ballkanik, vendi jonë është gati në rreshtin e parë të largimit.
Por edhe serbët e Kosovës, vetë Kosova sidomos, do e shikoni në fillim të vitit 2024, kur të hynë procedurat reale të liberalizimit të vizave, ju do e kuptoni që një pjesë e tyre patjetër që do largohen.
Do largohen sepse nuk mund të vazhdohet kështu.
Në Veri të Kosovës, më shumë kanë mbetur njerëz që nuk janë të zotët për punë dhe përfitojnë, ju e dini kanë përfituar nga problemet e energjisë që Beogradi e mbulonte, apo të paktën shteti i Kosovës nuk merrte para, nga këto benefite të vogla rrinin aty, mbijetonin, sepse kjo është politika e serbëve.
Ata donin që Kosova të mos shpopullohej nga serbët”,-tha Ben Andoni.