Analisti krenohet me veprimet e Kurtit: Po vepron sikurse me m‘pyet mua çdo 5 minuta

1 minute, 18 seconds Read

Komentatori politik, Krenar Shala ka thënë në “Politiko’’, ka thënë se me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin pajtohet me shumë gjëra dhe se veprimet e tij për situatën në veri të vendit janë sikurse me pyet atë çdo 5 minuta se çfarë të bëj.

Shala ka thënë se ka edhe mospajtime për disa vendime të kryeministrit të vendit sikurse Ligjin për Paga.

‘’Unë i ndaj shumë prej mendimeve të z.Kurtit, unë s’po sillem si Kurti, po pajtona me shumë sene me to. Me çka s’pajtona me to është pyetja, se me to unë pajtona me shumë çka, por ka gjëra që s’pajtona psh për Ligjin për Paga. Për çështjen konkrete është si me m’pas vetë mu z. Kurti çdo 5 minuta Krenar çka me bë.’’, ka thënë Shala.

Tutje, ai ka thënë se Kurti e ka si strategji që ta shfaq para ndërkombëtarëve tiparet fashiste të presidentit serb, Aleksandër Vuçiqi.

“Njëra ndër strategjitë e Kurtit është që të ua kujtojë ndërkombëtarëve që ju këtë njeri Vuçiqin nuk mundeni me marrë në gjirin tuaj se është me tipare fashiste. Është tek Vuçimi epërsia, fatkeqësisht është. Sepse po vërehet që bashkësia ndërkombëtare është duke ia dhënë epërsinë. Pra për bashkësinë ndërkombëtare më shumë ka rëndësi gjeopolitika sesa të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit etj.’’, ka thënë ai./Gazeta10

Publikime te ngjashme