Albin Kurti është më i sinqerti dhe dashamirësi për SHBA-të dhe Kosovën

3 minutes, 40 seconds Read

NGA REXHEP TORTE

Albin Kurti më 1 shkurt 2023, deklaroi se, “Nuk është e drejtë të bësh presion mbi vendin më pro evropian, më pro amerikan dhe më pro demokratik në Ballkanin Perëndimor. Është Beogradi që duhet të jetë nën presion. Serbia nuk është një vend nomal. Serbia nuk i di se ku janë kufijtë e saj. Aociacioni një etnik në Kosovën me Kushtetutë shumë etnike, nuk është i mundur. Unë jam kremnistër i tërë qytataëve të Kosovës dhe jam i gatshëem t’i përmbush kërkesat dhe nevojat e qtetarëve serbë dhe të çdo etnie tjeter. Mirëpo nuk mund ta kompensojmë Serbinë për luftën e humbur në pranverën e vitit 1999, por Serbia duhet të na kompensojë neve për dëmet që na i ka shkatuar në njerëz dhe në të mira matriale. Pakicat kombëtare në Serbi janë 20 përqind, pakicat kombëtare në Kosovë janë 7 për qind. Në Kosovë kërkohet Asociacioni, ndërsa Presheva, Medvegja e Bujanoci në Serbi e kanë vetëm Këshillin Nacional, kjo është e padrejtë e dëmshme dhe e papranueshme.

Në Bruksel me ndërmjetesimin e BE-së janë nënshkruar 33 marrëveshje dhe asnjëra nuk mund të trajtohet me përparësi. Prishtina e ka hezituar Asociacionin se mund të shndërohet në një shtet brenda shtetit. Ju marrëdhënieve është i domosdoshëm por njohja reciproke është në qendër., për këtë më kanë votuar qytetarët dhe kështu thotë Kushtetuta , kështu thotë ligji, Repubkika dhe demokracia”, deklaroi me tjerash Albin Kurti.e dini mirë që në Bosnjë e Hercegovinë ka një Republikë Serbe. Bosnje e Hercegovinën e njeh Serbia, por de fakto po e saboton çdo ditë, pra është një shtet që ia ka pranuar pavarësinë vetëm shikojeni çfarë po i bën. Le t’i hapim bisedimet në Bruksel në nivelln e lartë për të gjitha çështjet. Normalizimi i plotë i plotë i marre3dhënieve është i domosdoshëm por njohja reciprole është në qendër, për këtë më kanë votuar qytetarët dhe kështu thotë Kushtetuta, kështu thotë ligji, Republika dhe emokracia”, deklaroi Albin Kurti.

Administrata aktuale e SHBA-ve në Kosovë duhet të dëshmojë diplomaci demokratike, e jo autokraci diplomatike.

Albin Kurtin – Kryeministrin e Kosovës e urren Serbia kriminale, sepse Albin Kurti ia përplas në fytyrë krimet që Serbia i ka kryer në Kosovë.

E urrejnë dhe ia kanë zilinë edhe partitë opozitare në Kosovë, sepse Albin Kurti është i pa korruptuar, dinjitoz, intelektual i përsosur me moral dhe karakter të lartë njerëzor që me besnikëri maksimale din më së miri t’i del zot Kosovës në të drejtën dhe të vërtetën e saj, gjë të cilën derisot nuk kanë arritur ta bëjnë as kuislingu Hashim Thaçi, as Isa Mustafa, dhe as i korruptuari dhe i papërgjegjshmi Ramush Haradinaj.

E urrejnë dhe ia kanë zilinë edhe ca gazetarë, opinionistë dhe analistë servilë e puthadorës nga Kosova dhe Shqipëria, të paguar nga shërbimet sekrete serbo-ruse.

E urrejnë edhe diplomatët amerikanë dhe evropianë, sepse Albin Kurti është arrë e fortë intelektuale, me diuturi, guxim dhe argumentues i fuqishëm e i pamposhtur për ta mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën e Kosovës.

Albin Kurti në mënyrë të argumentuar do t’i mposht të gjitha presionet që vijnë nga ndërkombëtarët e që kërkojnë në Kosovë të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Qeveria e Kosovës, Presidenca e Kosovës dhe populli i Kosovës nuk do ta lejojnë themelimin e Asociacionit që ka prapavija hegjemoniste, nuk do të lejojnë që dikush nga opozita tradhtare në Kosovë të vë nënshkrimin për themelimin e Asociacionit, apo të fal Serbisë kriminale tokë kosovare, apo t’i fal pasuri të Kosovës, sepse një tradhti e këtillë e radhës nga opozita do të ndëshkohej rëndë.

Ky është edhe një paralajmërim për Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn se, nëse eventualisht shkojnë pas planeve të Antony Blinkenit, Gabriel Escobarit, Derek Cholletit, Jeffrey Honevierit dhe Christopher Hillit, do t’i ndëshkojnë rëndë populli dhe votuesit e Kosovës.

Publikime te ngjashme