Alarmon Rama: KFOR-i të marrë në kontroll veriun e Kosovës, vonesa mund të sjellë viktima

1 minute, 59 seconds Read

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Në një konferencë për media, Rama ka theksuar se diçka të tillë e ka propozuar edhe më herët në Samitin e NATO-së.

Sipas tij, vonesa e këtij hapi mund të sjellë viktima të një konflikti të hapur.

“Sot që ajo që ndodhi dje të mos përsëritet më nesër dhe largqoftë dhe më keq. Edhe Qeveria e Kosovës të mos degradojë në një arenë luftimesh të herë pas hershme, të cilat mund ta kthejnë në një Donbas të vogël, ama mjaftueshmërisht të madh, për ta kthyer të djeshmen në të sotme dhe të ardhmen në të djeshme, duke i humbur Shqipërisë, Kosovës padyshim dhe gjithë këtij rajoni dhe kushedi sa vite të tjera për t’u rikthyer aty ku jemi sot dhe lërë për të shkuar atje ku duhet të jemi nesër.

Prandaj e kam thënë që formati i zyrtarizimit të dialogut duhet ngritur në nivelet e një konference të normalizimit. Me planin franko-gjerman si udhërrëfyes të bisedimeve të pandërprera, ndërsa përfqësimi i BE dhe i komunitetit euroatlantik në dialog duhej ngritur në dialog.

Me Francën dhe Gjermaninë në presidencë në nivelin e presidentit dhe kancelarit si bashkëautore të këtij plani, sot besoj është e qartë për të gjithë se formati i Brukselit ku shkojnë e vijnë dy burra nuk ka më asgjë për t’i ofruar paqes në këtë situatë të re. kjo besoj minimalisht është e qartë.

Nga ana tjetër, dua ta theksoj që gjërat mund të shkojnë lart dhe shpejt, shumë më shpejt se sa mund të ndodhi në një ditë si kjo, ku vetëm niveli i përfaqësimit në dialog duhet ngritur lart dhe shpejt. Duhet pasur parasysh që kjo të bëhet, vonesa e këtij hapi mund të sjellë dhe një stok viktimash të një konflikti të hapur. Pikërisht, për të parandaluar viktimat, KFOR duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Është një propozim që e kam bërë më parë dhe në samitin e NATO, e kam shpjeguar gjerë e gjatë pse“, u shpreh ai./GazetaSinjali

Publikime te ngjashme