Alarmohen terroristët e “Brigadës së Veriut”, largohen edhe nga rrjetet sociale ruse

0 minutes, 53 seconds Read

Pasi Qeveria e Kosovës i shpalli organizatat “Brigada e Veriut” (Severna Brigada) dhe “Mbrojtja Civile” terroriste, vendimi duket se ka alarmuar terroristët.

Ata kanë njoftuar ndjekësit e tyre në rrjetet sociale ruse se “për arsye sigurie” kanali i tyre nuk do të mbajë më emrin Brigada Veriore dhe as nuk do të ndajë raporte nga anëtarët e kësaj organizate, raporton The Geopost.

“Kanali do të vazhdojë të punojë si më parë”, theksojnë ata, duke sqaruar se “temë kryesore do të jetë situata dhe ngjarjet në Kosovë, dhe punën do ta marrin përsipër persona të tjerë dhe do të kenë emër tjetër”.

Në fund ata thanë se nuk po shkojnë askund sepse “Kosova është tokë e shenjtë serbe” dhe se “me ndihmën e Zotit do të shihemi së shpejti në Prizren”.

Ju kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka shpallur “Brigadën eVeriut” dhe Mbrojtjen Civile si organizata terroriste, dhe kanali i përmendur ka përhapur dezinformata dhe bën thirrje për dhunë.

Publikime te ngjashme