Akuzat e rënda nga Kroacia: Vuçiq evakuon fshehurazi dëshmitarin kyç të krimeve në Sarajevë për të zhdukur gjurmët

1 minute, 44 seconds Read
Banner Description

Gazetari i njohur hulumtues kroat, Domagoj Margetiq, ka lëshuar akuza të forta drejt presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke pretenduar se ai ka orkestruar një operacion sekret për largimin e një dëshmitari kyç të krimeve të luftës nga Bosnja dhe Hercegovina, me qëllim që ta bëjë atë të paarritshëm për drejtësinë ndërkombëtare.

Në një video-denoncim të publikuar, Margetiq deklaron se kjo lëvizje është një përpjekje direkte e Vuçiqit për të “fshijë gjurmët” e përfshirjes së tij të mundshme në krimet e kryera gjatë rrethimit famëkeq të Sarajevës në vitet ’90.

Në qendër të akuzave është Slavko Aleksiq – një “vojvodë çetnik” i vetëshpallur dhe ish-komandant i njësisë ku dyshohet se presidenti serb kishte shërbyer si vullnetar. Aleksiq akuzohet se drejtonte njësitin që ofronte mbështetje logjistike për të ashtuquajturin “Sarajevo Safari” – gjuetinë ndaj civilëve gjatë rrethimit.

“Slavko Aleksiq është dëshmitari kryesor që mund të inkriminojë si Vuçiqin, ashtu edhe bashkëpunëtorët e tjerë në këto krime,” thekson Margetiq.

Gazetari shpjegon se Aleksiq kishte jetuar prej vitesh në Bosnje, i qasshëm për autoritetet, por situata ndryshoi papritur dhjetë ditë më parë. “Me urdhër direkt të Vuçiqit, shërbimi sekret BIA realizoi tërheqjen e fshehtë të Aleksiqit drejt Beogradit”, pretendon ai. Aktualisht, dëshmitari raportohet se ndodhet nën kujdes mjekësor, me gjasë në Akademinë Mjekësore Ushtarake, për të krijuar një alibi shëndetësore që shmang ekstradimin.

Margetiq akuzon gjithashtu Vuçiqin se ka kontrolluar për vite me radhë hetimet e krimeve në Bosnje përmes ndikimit mbi prokurorët Milanko Kajganiq dhe Vedrana Mijoviq, duke përmendur si provë dekorimin e kësaj të fundit nga Vuçiq dhe pasurinë e saj të pashpjegueshme. /lajmishqip.net

Ai përmend gjithashtu dekorimin e Mijoviqit nga Vuçiq në Beograd në vitin 2022 dhe pasurinë e pajustifikuar të saj, e cila sipas tij nuk mund të shpjegohet me pagën e një prokuroreje.

Publikime te ngjashme