Aksidenti në Maqedoni! Vajza e Vangjel Tavos ndërroi jetë në vend – Detajet e reja

0 minutes, 33 seconds Read

Një aksident i rëndë i mori jetën ditën e djeshme vajzës së ish-deputetit Vangjel Tavo, Evanthia Tavo.

Aksidenti ka ndodhur në orën 14:00 të 28 nëntorit 2023 në autostradën “Nënë Tereza” në drejtim nga Tetova për në Shkup, në rajonin e fshatit Llaskarcë, në Maqedoninë e Veriut.

24-vjeçarja ka qenë pasagjere në makinën tip Audi me targa shqiptare që drejtohej nga një 40-vjeçar shqiptar kur mjeti doli nga rruga.

Mësohet se e reja ka humbur jetën në vend, dhe mjekët vetëm kanë konstatuar vdekjen e saj, ndërsa shoferi 40 vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë.

Publikime te ngjashme