Aksident me fatalitet në Prizren: 64-vjeçari goditet për vdekje nga një veturë

0 minutes, 35 seconds Read

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku për pasojë një person ka humbur jetën.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës ku kanë dhënë detaje rreth këtij rasti tragjik.

Design Plus Carousel Ad

Viktima, sipas Policisë, është goditur nga një automjet teksa po ngiste biçikletën në një vendkalim të këmbësorëve.

Si pasojë e kësaj, viktima pas lëndimeve të rënda të marra, nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve, teksa është konstatuar vdekja e tij.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësis Ligjore në Prishtinë./GazetaSinjali

Publikime te ngjashme