Aksident i frikshëm, motoçiklisti me 220km/orë përplaset pas disa parakalimeve të rrezikshme në autostradë (Video)

0 minutes, 49 seconds Read

Një motoçiklist që thuajse humbi jetën teksa drejtonte me më shumë se 225 km në orë në autostradë, është përplasur duke thyer më shumë se 20 kocka në aksidentin e regjistruar nga kamerat ne SHBA.

Drejtuesi i paemëruar, i cili njihet si Street Demon kishte postuar pamjet e frikshme në rrjetin YouTube, ku shihej momente që mbetet pa ndjenja pasi kërkon të hyjë mes një veture e një kamioni me rreth 225 km në orë, por mjetet nuk i dhanë hapësirën e nevojshme.

Video tregon motoçiklistin me mjetin e tij të fuqishëm Honda CBR600RR që përplaset në autostradën Interstate 95 jashtë Daytona Beach në Florida.

Në pamjet e frikshme prej rreth 3 minutash motoçiklisti entuziast shihet që parakalon mjetet i paduruar dhe nuk e kupton se automjetet po ndërronin.

Video është bërë virale në rrjet dhe ka shokuar shikuesit, të cilët bënin thirrje për kujdes të shtuar në drejtimin e mjeteve automobilistike.

Publikime te ngjashme