Akrobatja kineze bie për vdekje gjatë spektaklit nga 10 metra lartësi, bashkëshorti nuk arriti t’i kap këmbën

0 minutes, 33 seconds Read

Një akrobate kinez është rrëzuar për vdekje gjatë një spektakli në qytetin Suzhou.

Videoja që është bërë virale, shfaq momentin kur Sun Moumou, 37-vjeç, rrëzohet nga një lartësi relativisht e madhe derisa po e ndiqnin qindra spektatorë.

Bashkëshorti i saj nuk kishte arritur t’ia kap këmbën, derisa dyshja po bënin akrobacione në ajër.

Mediat lokale raportojnë se ajo është rrëzuar nga 10 metra lartësi, ndërsa në spital është shpallur e vdekur.

“Kemi qenë gjithmonë të lumtur bashkë. Pasi jam në mes të një procesi të rënë, nuk mund të japë detaje tjera”, shtoi ai./Telegrafi

Publikime te ngjashme