Kosovo's Prime Minister Albin Kurti, left, speaks with European Union foreign policy chief Josep Borrell prior to a meeting in Brussels, Monday, Feb. 27, 2023. The leaders of Serbia and Kosovo are holding talks Monday on European Union proposals aimed at ending a long series of political crises and setting the two on the path to better relations and ultimately mutual recognition. (AP Photo/Virginia Mayo)

Stano: Borell do t’i përgjigjet Kurtit për propozimin pesë pikësh

0 minutes, 49 seconds Read

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian do t’i përgjigjet Kryeministrit Kurti për propozimin pesë pikësh që ia ka dërguar dje për uljen e tensioneve në Veri, ka deklaruar zëdhënësi i BE’së Peter Stano.

Ai po ashtu tha se Borell i ka dërguar shteteve anëtare një përmbledhje të masave ndaj Qeverisë së Kosovës nëse nuk ndërmerr hapat e kërkuar nga ndërmjetësit.

“Ne ndamë me shtetet anëtare të BE-së një përmbledhje të masave që duhen marrë, nëse kryeministri Kurti nuk ndërmerr hapat adekuatë dhe të menjëhershëm për të depërshkallëzuar situatën dhe për të ulur tensionet. Diskutimet midis vendeve anëtare të BE-së janë në vazhdim dhe Përfaqësuesi i Lartë Borrell është në kontakt të vazhdueshëm me liderët në rajon dhe të vendeve anëtare të BE-së”, ka thënë Stano.

Publikime te ngjashme