Agjencia serbe e lajmeve: Dy të plagosur të panjohur kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Novi Pazar

0 minutes, 23 seconds Read

Agjencia e lajmeve serbe “Beta”, përmes burimeve ka raportuar se dy të plagosur kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Novi Pazar të Serbisë.

Sipas këtij mediumi, personat flasin serbisht, por nuk kanë dashur të tregojnë për identitetet e tyre.

Spitali i Përgjithshëm ka refuzuar të flasë për mediat serbe.

Në artikull nuk jepen më shumë detaje, pos asaj që të plagosurit kanë arritur në objektin shëndetësor rreth orës 15:00.

Publikime te ngjashme