Abbott i konsidero si teper shqtësuese raportimet për presion për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e organizuara në veri!

0 minutes, 51 seconds Read

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet që u mbajtën dje në katër komunat me shumicë serbe në veri.

Abott mirëpriti mbarëvajtjen e zgjedhjeve që siç tha ai u zhvilluan të sigurta dhe pa incidente.

Ai ka shprehur keqardhje për mungesën e pjesëmarrjeve të partive politike serbe dhe votimin e pakët të serbëve në Kosovë teksa shtoi se janë shumë shqetësuese raportimet për presion e kërcënime.

“Më vjen keq për mungesën e pjesëmarrjes së partive politike serbe të Kosovës dhe zgjedhjes së serbëve të Kosovës në procesin zgjedhor. Raportimet për presion dhe kërcënime në raste të caktuara për të mos marrë pjesë, janë thellësisht shqetësuese. Pres përparim në zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër muajin e kaluar në interes të të gjithë qytetarëve të komunave veriore të Kosovës”- shkruan Abbott.

Publikime te ngjashme