Abazoviq kërkon anulimin e vendimit të Gjukanoviqit për shpalljën e zgjedhjeve parlamentare

0 minutes, 46 seconds Read

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha sot se presidenti i sapozgjedhur, Jakov Milatoviq duhet të zhvlerësojë vendimin e presidentit në largim, Milo Gjukanoviq, me të cilin do të caktohet një datë e re për zgjedhjet parlamentare.

Milatoviq duhet t’i mbledhë të gjithë akterët politikë dhe së bashku të përcaktojë datën e re të zgjedhjeve.

“Mund të jetë fundi i qershorit, para sezonit”, tha Abazoviq për TV Prva, citon vijesti.me.

Ai shtoi se “presidenti dhe përfaqësuesi legjitim mund të përcaktojnë bashkërisht datën e zgjedhjeve”.

“Nuk mendoj se është mirë të lejohet që Gjukanoviq të shpërndajë parlamentin në këtë mënyrë. Kjo është e papranueshme”, tha kreu i qeverisë malazeze.

“DPS është e kaluara dhe do të rrëzohet në zgjedhjet e ardhshme”, theksoi ai.

Ndryshe, Gjukanoviq shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare për 11 qershor./Telegrafi

Publikime te ngjashme