Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e premte do të sjellë një rënie të ndjeshme të temperaturave, me vlera minimale që do të lëvizin nga 9 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të kapin kuotën prej 19 deri në 24 gradë.
Sipas parashikimeve zyrtare të IHMK-së, era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit me intensitet të lehtë deri mesatar, derisa përgjatë orëve të pasdites në disa zona të ndryshme të vendit pritet rikthimi i rreshjeve lokale të shiut, të shoqëruara edhe me shkarkime elektrike.
Nga ky institut theksohet se ky freskim i menjëhershëm i atmosferës do të ndikojë drejtpërdrejt në lehtësimin e mirëqenies së qytetarëve, duke e ulur dukshëm stresin termik dhe indeksin e lartë të nxehtësisë.
Po ashtu, reshjet e paralajmëruara do të ndihmojnë në rritjen e rezervave të nevojshme të lagështisë në shtresën sipërfaqësore të tokës, ndonëse shpërndarja e tyre gjeografike pritet të jetë e pabarabartë.
IHMK-ja u bën thirrje qytetarëve dhe fermerëve për kujdes të shtuar gjatë kryerjes së punëve bujqësore në ambiente të hapura, për shkak se gjatë stuhive lokale mund të regjistrohen erëra të rrepta dhe të fuqishme kohëpaskohshme. /lajmishqip.net
