Alarmi i reuters: kosova sërish në zgjedhje, dështimi i presidentit rikthen krizën e thellë politike

1 minute, 56 seconds Read

Kosova ndodhet sërish në prag të një procesi të parakohshëm elektoral, pasi legjislativi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të martën mbrëma, duke e rikthyer shtetin më të ri të Evropës në vorbullën e një krizë të re politike.

Kështu ka raportuar agjencia prestigjioze ndërkombëtare e lajmeve, Reuters, lidhur me zhvillimet dramatike të së martës, ku nuk u arrit konsensusi që Kosova të bëhet me shef të ri të shtetit.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Parlamenti kishte kohë deri në mesnatën e së martës për të përzgjedhur kryetarin e shtetit pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit në fillim të prillit, mirëpo kryeministri Albin Kurti nuk arriti t’i sillte në votim partitë opozitare për kandidaten e tij.

Për vlefshmërinë e procesit kërkohet pjesëmarrja e dy të tretave të deputetëve nga 120 sa ka Kuvendi, ndërsa dështimi për të zgjedhur presidentin e ri aktivizon automatikisht zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare”, vë në dukje media prestigjioze.

Në artikull citohet edhe deklarata zyrtare e kryeparlamentares Albulena Haxhiu, e cila shpalli shpërbërjen e legjislaturës aktuale.

“Mbështetur në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, parlamenti tashmë konsiderohet i shpërbërë”, ka deklaruar kryetarja e Kuvendit dhe presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, në mesnatë.

Haxhiu pritet që brenda një afati të shkurtër të shpallë datën e zgjedhjeve, që do të shënojnë herën e tretë që qytetarët i drejtohen kutive të votimit brenda pak më shumë se një viti.

Ky zhvillim pashmangshmërisht zgjat bllokadën politike në Kosovë, vend ky që synon integrimin në Bashkimin Evropian, ndërsa mungesa e një qeverie funksionale për pjesën më të madhe të vitit të kaluar rrezikon edhe mbështetjen financiare ndërkombëtare.

Ndonëse fitorja plebishitare e Lëvizjes Vetëvendosje në dhjetor u interpretua si fundi i një ngërçi që zgjati mbi një vit, situata është rikthyer në pikën zero.

Zgjedhja e presidentit, edhe pse bëhet fjalë për një pozitë me kompetenca të kufizuara, mbetet gjithmonë një sfidë, pasi kërkesa për praninë e 80 deputetëve në sallë e bën tejet të lehtë sabotimin e qëllimshëm të procesit, përfundon artikulli./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme