Vëmendja e medias suedeze: zbërthehet e kaluara dhe dënimi i “suedezit” që porositi vrasjen e bashkëshortes

1 minute, 45 seconds Read

Prestigjiozja suedeze “Dagens Nyheter” i ka kushtuar një hapësirë të gjerë dënimit maksimal me burgim të përjetshëm për Naim Murselin, i shpallur fajtor për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt.

Interesi i lartë i mediave në Suedi për këtë proces gjyqësor lidhet drejtpërdrejt me faktin se ish-çifti gëzonin shtetësinë e këtij vendi skandinav.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Sipas “Dagens Nyheter”, Murseli ishte rritur në rajonin e Bohuslän-it dhe njihej si një figurë që pretendonte afërsi me yje të përmasave botërore, imazhe të cilat ai i publikonte vazhdimisht në rrjetet e tij sociale, raporton Klankosova.tv.

Mirëpo, ajo jetë e proklamuar u përmbys përfundimisht pasi ai tashmë është dënuar me burgim të përjetshëm si urdhërdhënës i ekzekutimit të gruas së tij.

“Ky aktgjykim nuk shërben vetëm për ne, por mbi të gjitha për fëmijët e saj, të cilët nuk do ta shohin më kurrë nënën e tyre”, citohet të ketë deklaruar vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj.

Gazeta suedeze rikujton detajet rrëqethëse të krimit të nëntorit 2023, duke zbërthyer skemën se si u dekonspirua porositësi, ekzekutori dhe personi që shërbeu si urë lidhëse mes tyre.

Në shkrimin e saj, “Dagens Nyheter” specifikon se Murseli ishte formuar në Suedi, por gjatë viteve të fundit ai e kishte ndarë jetën dhe aktivitetin e tij mes Suedisë dhe Kosovës.

Bazuar në dosjet gjyqësore të siguruara nga kjo media, rezulton se çifti kishte dorëzuar dokumentet për shkurorëzim në vitin 2019, por ishin tërhequr gjatë periudhës së rishqyrtimit. Gazeta u referohet burimeve nga Kosova për motivin e mundshëm financiar, duke përmendur sigurimin jetësor të Liridonës që kapte vlerën e rreth 280 mijë eurove.

Lidhur me fatin e fëmijëve të çiftit, raportohet se ata tashmë janë vendosur nën mbrojtjen e shtëpive kujdestarie brenda shtetit të Suedisë./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme