Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka zgjedhur ta hapur mëngjesin e sotëm me një postim kushtuar ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po vazhdon të mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Përmes faqes së saj zyrtare në rrjetin social Facebook, Musliu ka shpërndarë një imazh të ish-liderit Thaçi, të cilin e ka shoqëruar vetëm me përshëndetjen e shkurtër “Mirëmëngjesi”.
Ky veprim simbolik i deputetes vjen si një kundërpërgjigje e heshtur pas zhvillimeve të së martës në Kuvendin e Kosovës, ku deputeti i VV-së, Fatos Geci, uroi publikisht dënimin me burgim të përjetshëm për ish-kryetarin e PDK-së./lajmishqip.net
