Ehat Miftaraj nga Instituti Kosovar për Drejtësi (IKD), ka deklaruar se Albulena Haxhiu, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së presidentes, ka para vetes dy opsione konkrete për caktimin e datës së zgjedhjeve: 31 majin ose 7 qershorin.
Përmes një reagimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Miftaraj ka zbërthyer rrethanat e këtij procesi, duke shtuar:
“Realizimi i zgjedhjeve parlamentare në fund të muajit maj apo fillim të qershorit na liron nga shqetësimet, madje edhe nëse oligarkët e energjisë elektrike tentojnë të lënë Kosovën pa rrymë ditën e votimit.
Miftaraj u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve tanë nga mërgata, të cilët planifikojnë të votojnë fizikisht në vendlindje, që të nisin menjëherë rezervimin e biletave për udhëtim.
Në fund, ai ritheksoi se u.d. presidentja aktualisht i ka vetëm dy mundësi reale sa i përket caktimit të datës së zgjedhjeve: 31 majin ose 7 qershorin./lajmishqip.net
