“Muriqi dhe Kosova bëjnë histori”: gjiganti spanjoll Marca me analizë speciale për “çmendurinë” në Bratislavë

1 minute, 32 seconds Read

Mediumi prestigjioz spanjoll, Marca, i ka kushtuar një vëmendje të jashtëzakonshme triumfit historik të Kosovës, pas fitores dramatike me rezultat 4-3 kundër Sllovakisë në Bratislavë.

Gazeta e njohur nga Madridi ka vlerësuar lart performancën e përfaqësueses sonë, duke vënë në pah organizimin perfekt, disiplinën e rreptë taktike dhe guximin që treguan lojtarët në një përballje të karakterizuar nga ritmi i lartë dhe emocionet e forta.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Sipas analizës së Marca-s, ekipi i Kosovës diti t’i menaxhojë me pjekuri momentet kyçe të lojës, duke e ruajtur epërsinë edhe në sekondat më kritike, përkundër presionit mbytës të ushtruar nga skuadra vendase.

“Muriqi dhe Kosova po shkruajnë historinë në një ndeshje të çmendur në Bratislavë. Mysafirët ishin të paluhatshëm, luajtën me një disiplinë të admirueshme, pa u mjaftuar vetëm me mbrojtjen e rezultatit”, citon artikulli.

“Ata arritën ta mbyllin sfidën me sukses, ndonëse Sllovakia shënoi në kohën shtesë. Goli i Strelecit ngjalli shpresat e tifozëve sllovakë, por gjithçka mbeti vetëm në kuadrin e një ëndrre të parealizuar”.

“Tashmë i pret finalja e madhe e së martës kundër Turqisë. Ëndrra për pjesëmarrje në Kampionatin e parë Botëror për këtë vend po vazhdon me hapa të sigurt”, thuhej mes tjerash në shkrimin e gazetës së famshme.

Pas këtij suksesi, i gjithë fokusi është zhvendosur te finalja e barazhit, ku përfaqësuesja e Kosovës do të masë forcat me Turqinë në një duel vendimtar.

Kjo përballje vlerësohet si përcaktuese për fatin e “Dardanëve”, një ndeshje që mund ta kurorëzojë këtë rrugëtim unik drejt kualifikimit në Kupën e Botës /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme