Kasami: Sonte nis rrugëtimi i VLEN-it drejt një subjekti politik

0 minutes, 45 seconds Read

Sonte liderët e koalicionit VLEN-it do të mblidhen për të përcaktuar dinamikën e shndërrimit të koalicionit në subjekt politik.

Njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami tha se sonte do të diskutohen edhe kërkesat e Alternativës, dhe siç theksoi ai, do të nisë rrugëtimi i VLEN-it si një subjekt politik, përcjell “TV21”.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Ne atë që e kemi përcjellur përmes lajmeve, që Alternativa, ashtu si edhe Lëvizja Besa dhe LD-ja, tashmë morën vendim për shkrirje të organeve partiake në një subjekt të vetëm.

Ne sot kemi takimin e radhës ku besoj që do t’i sqarojmë këto çështje edhe me Alternativën dhe nga sonte unë besoj që do të nisë rrugëtimi i VLEN-it drejt një subjekti politik”, tha Kasami.

Më herët edhe Izet Mexhiti paralajmëroi bashkimin e VLEN-it në një parti.

Publikime te ngjashme