Nafta mund të ulet për 60 cent: propozimi urgjent që po i bëhet qeverisë për të shpëtuar ekonominë

1 minute, 29 seconds Read

Eman Rrahmani i ka drejtuar një thirrje kritike Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar që të ndërmerren hapa të menjëhershëm për heqjen e akcizës dhe Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për produktet e derivateve.

Përmes një komunikimi publik, Rrahmani ka kërkuar që pushteti të zbatojë masa konkrete për të amortizuar goditjen që rritja galopante e çmimeve po u shkakton qytetarëve dhe sektorit privat.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Sipas tij, çmimi i derivateve ka arritur në nivele alarmante. Ai theksoi se kjo situatë rëndohet edhe më shumë nga shtrenjtimi i energjisë elektrike për familjet dhe rritja shumëfish e kostos për bizneset pas kalimit në tregun e lirë.

“Kjo rrethanë po krijon një presion të jashtëzakonshëm ekonomik. Ky shtrenjtim po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e përgjithshme të çmimeve të produkteve bazë dhe në koston ditore të jetesës,” ka nënvizuar Rrahmani në argumentimin e tij.

Ai vlerëson se një vendim për pezullimin e akcizës dhe heqjen e përkohshme të TVSH-së do të rezultonte në një ulje të menjëhershme të çmimit të naftës për rreth 60 cent për litër nëpër pikat e karburantit.

Në mesazhin e tij, Rrahmani paralajmëroi se çdo ditë vonese e afron vendin drejt një krize të pakontrolluar. Ai u shpreh se nëse nuk veprohet sot, pasojat do të jenë fatale për fuqinë blerëse të qytetarëve dhe për qëndrueshmërinë e bizneseve.

Në fund, ai bëri thirrje për vendime të guximshme, duke insistuar se Qeveria duhet të mbrojë mirëqenien sociale dhe të parandalojë vështirësitë serioze që po kanosin funksionimin e rregullt të ekonomisë në vend./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme