Tragjedia e 5-vjeçarit në Lipjan: Hoti paralajmëron revokim licencash për dështimet në shërbimet sociale

2 minutes, 30 seconds Read

Andin Hoti, ministër i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, ka adresuar sot rastin tronditës të keqtrajtimit të fëmijës 5-vjeçar në Lipjan nga prindërit e tij.

Gjatë konferencës për medie pas mbledhjes së ekzekutivit, ai zbuloi se kjo familje ishte nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të Qendrës për Punë Sociale (QPS) që nga viti 2013.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Sipas tij, fëmijët ishin larguar disa herë nga prindërit gjatë kësaj periudhe, por vendimet e mëvonshme pas analizave psikiatrike kishin mundësuar rikthimin e tyre në ambientin familjar.

Ministri Hoti njoftoi se është në pritje të raportit final mbi ngjarjen në Lipjan, me qëllim që të ndërmerren hapat e domosdoshëm dhe masat ligjore përkatëse.

Ai paralajmëroi prerazi se në rast të gjetjes së shkeljeve të rënda profesionale, do të procedohet menjëherë me revokimin e licencave për ofruesit e shërbimeve sociale.

“Trajtimi i rasteve të dhunës dhe keqtrajtimit është kompetencë e komunave dhe Qendrave për Punë Sociale. Ministria harton politikat dhe mbikëqyr zbatimin përmes njësisë së inspektimit, e cila tashmë ka nisur hetimet urgjente në Lipjan. Ky mekanizëm ka mandat të hetojë lëshimet dhe të rekomandojë veprimet e mëtutjeshme; ju siguroj se do të merren masa, përfshirë revokimin e licencave për personelin përgjegjës në atë QPS”, theksoi ministri.

Njëkohësisht, u konfirmua se 5-vjeçari i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale në shputat e këmbëve, me SHSKUK-në që po monitoron nga afër rikuperimin e tij.

Duke ndarë segmente nga raporti preliminar, Hoti vuri në dukje një mangësi strukturore: QPS-ja në Lipjan operon me vetëm tre zyrtarë, ndonëse me rregullore janë të paraparë gjashtë.

“U bëj thirrje kryetarëve të komunave t’i rrisin kapacitetet njerëzore në këto qendra. Raporti dëshmon se familja ishte nën trajtim që nga 2013-ta dhe fëmijët ishin rikthyer te prindërit me vendim gjykate në vitin 2023. Inspektimi tani po trajton nëse ishin plotësuar kushtet për këtë rikthim dhe ku ka dështuar hallka mbrojtëse”, shtoi tutje ai.

Për gjendjen shëndetësore dhe psikologjike të të miturit dha hollësi edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas vizitës së tij në spital.

Ai e përshkroi gjendjen e fëmijës si stabile në aspektin klinik, por mjaft të rënduar në dimensionin psiko-social.

“Fëmija ishte në një gjendje jashtëzakonisht të vështirë, i traumatizuar dhe me komunikim minimal për moshën e tij pesëvjeçare. Pas ndërhyrjes së djeshme në njërën shputë, ai sot ka filluar komunikimin verbal dhe gjendja po përmirësohet. Megjithatë, është e qartë se ai ka jetuar në një ambient toksik dhe abuziv, çka kërkon trajtim të gjatë specialistik /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme