Zonat malore në juglindje të vendit janë zgjuar mëngjesin e sotëm nën petkun e bardhë të dëborës. Raportohet se reshjet kanë qenë mjaft intensive, veçanërisht në pikat e njohura turistike si Dardha dhe Voskopoja.
Në fshatin turistik të Dardhës trashësia e borës ka arritur në 10 centimetra, ndërsa në aksin rrugor Shtyllë-Qafë Mashkullore, shtresa e dëborës raportohet të ketë shkuar nga 15 deri në 20 centimetra.
Gjatë orëve të fundit, reshjet kanë përfshirë edhe fshatrat e Devollit të Sipërm, krahas zonave të tjera malore që shtrihen në të gjithë qarkun e Korçës.
Sipas informacioneve zyrtare, deri më tani nuk janë regjistruar pengesa në qarkullim, megjithatë autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që mësyjnë këto zona për fundjavë, të pajisen patjetër me goma dimërore /lajmishqip.net









