Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të mbledhë kabinetin qeveritar.
Në rend dite në mbledhjen e sotme janë gjithsej 17 pika.
Ndër të tjera në rend dite në mbledhjen e sotme të Qeverisë është shqyrtimi i Propozim-vendimit për bartjen e Zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, e cila vepron në kuadër të ZKM-së, në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, shqyrtimi i Propozim-vendimit për Themelimin dhe Funksionimin e Sistemit për Zbatimin e Mbështetjes së Bashkimit Evropian për Kosovën përmes Instrumentit për Reforma dhe Rritje Ekonomike për Ballkanin Perëndimor.
Në rend dite sot po ashtu është shqyrtimi i Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, dhënien e autorizimit për Ministren e Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale, me Qeverinë e Mbretërisë së Belgjikës.
Sipas njoftimit të ZKM-së, mbledhja do të fillojë në ora 11:00.











