Gërvalla u përgjigjet akuzave për portretin e Thaçit në mbeturina: përpjekje të dëshpëruara dhe fushata të ezuaruara

0 minutes, 50 seconds Read

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas publikimit të një fotografie të ish-presidentit Hashim Thaçi, e cila po qarkullon në rrjete sociale dhe që e paraqet atë në mesin e mbeturinave.

Gërvalla deklaroi se nuk ka njohuri se ku është realizuar fotografia dhe në cilin institucion apo kompani mund të jetë bërë ajo. Ajo mohoi çdo lidhje me publikimin apo vendosjen e saj.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Ai që e ka bërë foton, e ka vendosur fotografinë e Hashim Thaçit në mes të plehrave, nuk e kam vendosur unë. Krejt këto janë hallvë e ftohtë e fushata t’lodhta, i thonë në Kosovë. Duhet të jenë më kreativë në përpjekjet e tyre të dëshpëruara për të gjetur diçka me të cilën mund të më sulmojnë publikisht”, ka deklaruar Gërvalla.

Ajo e cilësoi këtë rast si pjesë të përpjekjeve për ta sulmuar politikisht, duke i quajtur këto veprime të pavlera dhe pa ndikim.

Publikime te ngjashme