Atentat me lëndë plasëse ndaj hetuesit të krimeve në Lezhë: detajet e shpërthimit që tronditi qytetin në agim

0 minutes, 45 seconds Read

Rreth orës 05:55 në qytetin e Lezhës, një automjeti të tipit “Volkswagen Golf” në pronësi të agjentit të krimeve G. Gj., 41 vjeç, pjesëtar i DVP Lezhë, i është vënë lënda plasëse.

Si pasojë e këtij shpërthimi janë shënuar vetëm dëme të konsiderueshme materiale, pa pasur fatmirësisht pasoja në njerëz apo të lënduar.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Njësitet policore kanë mbërritur me urgjencë në lokacionin e ngjarjes dhe po kryejnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve të mundshëm.

Paralelisht, grupi hetimor nën koordinimin e Prokurorisë po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve për ndriçimin e rrethanave dhe sigurimin e provave ligjore.

Organet e rendit konfirmojnë se hetimet po zhvillohen me intensitet të lartë, duke mos përjashtuar asnjë pistë të mundshme rreth motiveve të këtij sulmi./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme