Qeveria e Gjermanisë ka bërë të ditur zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në operacionet ushtarake në Ngushticën e Hormuzit, duke insistuar se ky konflikt nuk përbën një luftë të NATO-s.
Ky qëndrim i prerë vjen si kundërpërgjigje ndaj thirrjeve të vazhdueshme të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili kërkoi mbështetjen e aleatëve për garantimin e sigurisë së lundrimit detar në këtë rajon strategjik.
Zëdhënësi i kancelarit Friedrich Merz potencoi se Berlini nuk e ka shqyrtuar dhe as nuk do të marrë në konsideratë përfshirjen e trupave gjermane në këtë vatër krize.
Njëkohësisht, edhe ministri i Punëve të Jashtme, Johann Wadephul, deklaroi prerazi se nuk sheh asnjë rol për vendet anëtare të NATO-s në këtë çështje specifike./lajmishqip.net









