Ekskluzive: Arrestohet në kufi Artan Grubi, detajet e ndalimit të ish-zëvendëskryeministrit në Bllacë

0 minutes, 48 seconds Read

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se sot në orën 06:10 të mëngjesit, në vendkalimin kufitar Bllacë, është lokalizuar ish-zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, i cili u ndalua menjëherë nga autoritetet për procedura të mëtejshme hetimore, raporton Alsat.

“Më 23.02.2026, në orën 06:10, gjatë tentativës për të hyrë në territorin e Maqedonisë së Veriut përmes pikës kufitare Bllacë, është identifikuar Artan Grubi, i lindur më 07.06.1977, i cili figuronte me masën aktive ‘Arrestim’. Personi në fjalë është prangosur dhe dërguar në mbajtje për hapat e radhës ligjorë,” precizohet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Brendshme.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Vlen të theksohet se emri i Grubit është pjesë e një hetimi të gjerë mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, afera korruptive dhe shkelje të rënda në prokurimet publike, veçanërisht lidhur me skandalin e kontratave të Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë së Veriut./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme