Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim zyrtar të ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së, Annu Prattipati, për të trajtuar çështje me interes të lartë të përbashkët mes dy shteteve.
Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria, kryediplomati shpalosi vizionin dhe prioritetet strategjike që do të udhëheqin politikën e jashtme të Kosovës nën drejtimin e tij.
Në fokus të diskutimeve ishin edhe proceset aktuale politike pas konsolidimit të institucioneve të reja.
Të dyja palët theksuan se partneriteti dhe bashkëpunimi i ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet një orientim i palëkundur dhe i pandryshueshëm për Kosovën./lajmishqip.net
