Gazetari dhe njohësi i rrethanave në Ballkan, Michael Martens, ka vlerësuar se një dënim eventual prej 45 vitesh burgim për ish-presidentin Thaçi do ta barazonte atë padrejtësisht me kriminelin serb Ratko Mladiç, urdhërdhënësin famëkeq të gjenocidit në Srebrenicë.
Në një reagim të drejtpërdrejtë në platformën “X”, korrespondenti gjerman ka theksuar:
“Nuk e di nëse Hashim Thaçi mban përgjegjësi për krime lufte apo jo, por nëse ai do të dënohej me 45 vjet burg, siç po kërkon prokuroria, kjo do ta vendoste atë në të njëjtin nivel me Ratko Mladiçin, i cili komandoi gjenocidin e Srebrenicës. Një ide e tillë është absolutisht groteske”./lajmishqip.net
