Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, ja si ndryshon harta e re e Kuvendit

0 minutes, 34 seconds Read

Mbrëmja e sotme ka shënuar finalizimin e plotë të procesit të numërimit të votave me postë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Referuar të dhënave zyrtare të publikuara në platformën e KQZ-së, rezulton se LVV-ja dominon bindshëm me 72.62%, e ndjekur nga LDK me 10.27%, PDK me mbi 9.14%, dhe AAK me 3.93%.

Në pasqyrën e rezultateve të përmbledhura, LVV kryeson me 51.01% të votave, duke siguruar 57 ulëse në legjislaturën e 10-të, derisa PDK renditet e dyta me 20.24% apo 22 ulëse.

LDK pozicionohet e treta me 13.26% duke mbajtur 15 ulëse, ndërsa AAK mbetet e katërta me 5.50% që përkthehet në 6 ulëse në parlament./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme