Tension i lartë në qiell, avioni rus dhe ai amerikan për pak sa nuk përplasen

0 minutes, 31 seconds Read

Shtetet e Bashkuara kanë publikuar një video dramatike, ku një avion luftarak rus për pak sa nuk është përplasur me një aeroplan amerikan, pranë Alaskës.

Design Plus Carousel Ad

Incidenti raportohet të ketë ndodhur javën e kaluar, në hapësirë ajrore ndërkombëtare. Në videon e publikuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, shihet një avion luftarak amerikan F16 që po monitoron lëvizjet e një bombarduesi rus. Më pas, një aeroplan rus fluturon me shpejtësi të lartë shumë pranë atij amerikan, duke bërë manovra të rrezikshme.

Departamenti i Mbrojtjes tha se veprimet e pilotit rus ishin jo profesionale dhe të pasigurta.

Publikime te ngjashme