Zbardhet krimi tronditës në Fushë Kosovë: Ja kush janë dy të arrestuarit që dhunuan 30-vjeçaren dhe e braktisën në mal

1 minute, 29 seconds Read

Një ngjarje tejet e rëndë e dhunimit, e raportuar më 31 dhjetor 2025 në Fushë Kosovë, ka marrë një epilog të shpejtë hetimor. Policia e Kosovës ka arritur të vërë në pranga dy persona të dyshuar për përfshirje direkte në këtë krim makabër, ku viktima dyshohet se u dhunua brenda një moteli dhe më pas u braktis në një zonë malore.

Sipas informacioneve ekskluzive, personat e arrestuar janë Lum Sahiti dhe Liridon Gogaj.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 05:30 në rrugën e Pejës, në Fushë Kosovë. Viktima e këtij rasti, A.H., rreth 30-vjeçare, ka dëshmuar se fillimisht ishte takuar me të dyshuarit, të cilët më pas e kanë dërguar në një motel ku dyshohet se është dhunuar seksualisht prej tyre. Pas kryerjes së aktit, të dyshuarit e kanë dërguar viktimën pranë një zone pyjore dhe e kanë lënë aty, duke u larguar me shpejtësi në drejtim të panjohur.

Menjëherë pas denoncimit, Njësia për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë nisi një operacion intensiv. Si rezultat, më 1 janar 2026, në pikën kufitare Mutivodë u ndalua i dyshuari i parë, Sahiti, rreth 40-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim. Pak kohë më pas, është siguruar edhe prezenca e të dyshuarit të dytë, Gogaj, rreth 39-vjeçar, i cili po ashtu dyshohet për përfshirje direkte në ngjarje.

Me vendim të Prokurorit kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Hetimet po vijojnë me prioritet të lartë për ndriçimin e plotë të rrethanave, ndërsa ndaj tyre pritet të kërkohet masa e paraburgimit nga organet e drejtësisë. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme