Paga e 13-të për administratën: Kurti zbulon datën e saktë kur do të ekzekutohen mjetet

1 minute, 19 seconds Read
Banner Description

Punonjësit e administratës publike në Kosovë do të përfitojnë pagën e 13-të në fillim të vitit 2026, siç konfirmoi Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Telekomin e Kosovës. Ai sqaroi se projektbuxheti për vitin e ardhshëm, ku përfshihet kjo pagesë, do të procedohet për miratim në mbledhjen e parë të ekzekutivit të ri.

“Për të gjithë punonjësit e administratës publike, me ligjin e buxhetit për vitin 2026 – të cilin e miratuam në Qeveri më 31 tetor – do të procedojmë në legjislaturën e dhjetë për kalim në dy lexime sapo të konstituohet Kuvendi,” deklaroi Kurti.

Ai specifikoi se kjo pagë shtesë nuk do të shpërndahet në fund të vitit, por në nisje të tij: “Kam njoftuar se ky ligj buxhetor parasheh pagën e 13-të; kushdo që punon 12 muaj në administratë përfiton 13 paga. Megjithatë, ajo nuk merret në dhjetor të vitit 2026, por në vitin që nis nesër.”

Sipas Kurtit, koha e shpërndarjes lidhet drejtpërdrejt me formimin e institucioneve të reja: “Pagesa do të ekzekutohet në fillim të vitit, varësisht nga shpejtësia e konstituimit të Kuvendit dhe Qeverisë. Në mbledhjen e parë, krahas ligjit për buxhetin, do të marrim vendimin që paga e 13-të dhe tri pagesa të tjera të jepen menjëherë.”

I pyetur nga gazetarët nëse ky vendim lidhet me procesin zgjedhor, Kurti u përgjigj shkurt: “Nuk dëshiroj të përsëris qëndrimet e fushatës, pasi zgjedhjet përfunduan të dielën.” /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme