Të shtëna në një xhami në Austri, policia heton dhe komuniteti shqiptar dënon aktin

0 minutes, 47 seconds Read
Banner Description

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në një xhami në Hollabrunn të Austrisë. Si pasojë e incidentit, dëmtime kanë pësuar edhe zyrat e partisë së Gjelbër.

Sipas raportimeve të mediave austriake, zëdhënësi i policisë, Johann Baumschlager, ka deklaruar se po zhvillohen hetime për të identifikuar dhe gjetur autorët e të shtënave.

Të shtënat në xhami, sipas të njëjtave burime, ka të ngjarë të jenë kryer rreth mesnatës.

Ndërkohë, edhe Zyra Shtetërore për Mbrojtjen e Shtetit dhe Luftimin e Ekstremizmit ka nisur hetimet, duke shqyrtuar veçanërisht nëse prapa incidenteve qëndron një sfond fetar apo politik.

Për rastin ka reaguar edhe komuniteti fetar shqiptar në Austri.

“Komuniteti mysliman shqiptar në Austri e dënon ashpër këtë akt dhune kundër një institucioni fetar”, thuhet në një reagim të publikuar në Facebook. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme