“Qeveria Konjufca 1” Dështon pa Nisur: Deputeti i LDK-së Zbulon Skenarin Për Zgjedhje të Reja

0 minutes, 56 seconds Read

Kanë mbetur edhe pak ditë para se Glauk Konjufcës, si mandatar, t’i skadojë afati kushtetues për formimin e Qeverisë.

Duke folur për këtë çështje, deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka deklaruar në Klan Kosova se nuk do të ketë Qeveri “Konjufca 1”.

“Mandatimi i Glauk Konjufcës ka ardhur si rezultat i tentimit për të blerë kohë dhe për ta ndryshuar datën e zgjedhjeve, e asnjëherë si rezultat i gjetjes së ndonjë zgjidhjeje, për arsye se ne e kemi parë që edhe ditën kur është mandatuar z. Konjufca, ai para mediave ka deklaruar se nuk është i gatshëm për të ofruar ndonjë marrëveshje bashkëpunimi ose koalicioni për partitë e tjera”, deklaroi Guri.

Ai theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk pranon t’i afrohet Lëvizjes Vetëvendosje.

“Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë disa ftesa Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ne e kemi bërë të qartë se nuk do të bashkëpunojmë me Lëvizjen Vetëvendosje në këtë format të qeverisjes”, theksoi deputeti i LDK-së./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme