Pakti i Ri Romë-Tiranë: Zbardhen 16 Marrëveshjet që Firmosin Sot Rama e Meloni

1 minute, 12 seconds Read

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar takimin mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, që do të mbahet gjatë së enjtes në Romë.

Duke e cilësuar mbledhjen e përbashkët si një tjetër ditë historike në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, Rama shton se gjatë takimit pritet të nënshkruhen 16 marrëveshje që do të forcojnë më tej partneritetin mes dy vendeve.

“Me krenarinë për një tjetër ditë historike në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive, e cila zhvillohet në Romë për t’i hapur rrugë 16 marrëveshjeve të reja konkrete të bashkëpunimit në kuadër të partneritetit të ngushtë strategjik me fqinjin tonë të çmuar perëndimor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Italia dhe Shqipëria zhvillojnë sot në Romë Samitin e parë ndërqeveritar, një ngjarje kjo historike që shënon një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Takimi do të mbahet në Villa Pamphili, duke filluar nga ora 11:30, dhe do të udhëhiqet nga Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ky është samiti i parë i këtij niveli mes qeverive të dy vendeve, që synon forcimin e partneritetit strategjik mes Romës dhe Tiranës, me fokus në tre fusha kryesore: mbrojtjen, industrinë dhe emigracionin./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme