Tahiri uron Pecin për fitoren në Mitrovicë: E pranoj vullnetin e qytetarëve

0 minutes, 51 seconds Read

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Mitrovicën e Jugut, Arian Tahiri, ka komentuar rezultatet preliminare pas mbylljes së procesit të votimit.

Tahiri deklaroi se e pranon rezultatin si shprehje të vullnetit të qytetarëve, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen e marrë. “Unë e kam parë si vullnet të qytetarëve të Mitrovicës, për çka i vlerësoj dhe u shpreh mirënjohje,” tha ai.

Ai bëri të ditur se ende nuk ka komunikuar direkt me kandidatin e LVV-së, Faton Peci, për shkak të telefonatave të shumta, por e uroi atë publikisht. “Po e uroj edhe përmes këtij emisioni,” shtoi Tahiri.

Sa i përket ankesave të mundshme, Tahiri theksoi se ekipet përkatëse janë duke mbledhur të gjitha faktet.

Në garën për Mitrovicën e Jugut, Faton Peci ka dalë fitues me 53.53% (17,542 vota), ndërsa Arian Tahiri ka siguruar 46.47% (15,228 vota), një epërsi prej mbi dy mijë votash për Pecin./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme