Në garën për kryetar të Prishtinës, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama, vazhdon të mbajë epërsinë ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Hajrulla Çeko, sipas rezultateve më të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Deri në orën 20:09, janë përpunuar 64,554 vota, që përbëjnë 29.02 për qind të totalit prej 222,418 votash në komunën e Prishtinës.
Sipas këtyre të dhënave, Përparim Rama ka siguruar 33,129 vota ose 51.32 për qind, ndërsa Hajrulla Çeko ka marrë 31,425 vota ose 48.68 për qind.
Deri më tani janë procesuar 195 nga gjithsej 268 vendvotime, që përbën 72.76 për qind të tyre.
Numërimi i votave në Prishtinë po ecën me ritëm të shpejtë, ndërsa KQZ-ja pritet të publikojë përditësime të reja në orët në vijim, për të reflektuar rezultatin e plotë të garës për kryeqytetin.

E plotësuar: Sipas rezultateve më të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në garën për kryetar të Prishtinës, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama, vazhdon të mbajë epërsinë ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Hajrulla Çeko, megjithëse diferenca mes tyre është ngushtuar ndjeshëm.
Deri në orën 19:54, janë përpunuar 26,970 vota, që përbëjnë 12.13 për qind të totalit prej 222,418 votash në komunën e Prishtinës.
Sipas të dhënave, Përparim Rama ka marrë 13,760 vota ose 51.02 për qind, ndërsa Hajrulla Çeko ka siguruar 13,210 vota ose 48.98 për qind.
Deri më tani janë procesuar 88 nga gjithsej 268 vendvotime, që përbën 32.84 për qind të tyre.
KQZ-ja ka bërë të ditur se numërimi i votave po vazhdon dhe rezultatet do të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme gjatë mbrëmjes, derisa të përfundojë procesi i plotë i numërimit në kryeqytet.

KQZ nis numërimin e votave, ky është rezultati në Prishtinë
Në ueb-faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë filluar të publikohen rezultatet e para të balotazhit.
Sipas rezultateve të para të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në garën për kryetar të Prishtinës, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Pëparim Rama, është në epërsi ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Hajrulla Çeko.
Deri në orën 19:34 të mbrëmjes së së dielës, janë përpunuar 2,461 vota, që përbëjnë 1.11 për qind të totalit prej 222,418 votave në komunën e Prishtinës.
Sipas të dhënave të deritanishme, Pëparim Rama ka marrë 1,309 vota ose 53.19 për qind, ndërsa Hajrulla Çeko ka siguruar 1,152 vota ose 46.81 për qind.
Në këtë fazë të procesit janë procesuar 13 nga gjithsej 268 vendvotime, që përbën 4.85 për qind të tyre.
Sipas të dhënave, dalja në zgjedhje ishte 32 për qind, më e ulët se rundin e parë kur votuan 40.10 për qind e votuesve.
KQZ-ja pritet të publikojë vazhdimisht rezultatet e përditësuara ndërsa numërimi përfundon në orët në vijim./Telegrafi/

